Pesë herë kampionët e botës janë ndalur në lartësitë e La Paz nga mrekullinë e portierit Karlo Lampe
Brazili i kualifikuar prej muajsh në kampionatin botëror “Rusi 2018” është ndalur në të gdhirë të së premtes nga Bolivia në La Paz në shifrat 0-0. Skuadra e drejtuar nga Tite e ka dominuar takimin, duke shpërdoruar dhe një duzinë me raste, por në fundin e pjesës së parë ka qenë me fat, teksa porierit Alison i ka ardhur në ndihmë shtylla.
Ndeshja – Takimi i djeshëm ka qenë një dialog mes Nejmarit e pjesës tjetër të brazilianë dhe portierit të Bolivisë, i cili në pjesën e parë ka bërë mrekulli. Tri herë Nejmar i vetëm me të, një herë Dani Alvesh dhe një herë tjetër Gabriel Zhezus po i vetëm me Lampen nuk kanë mundur t’i japin epërsinë ekipit të Tites. Edhe në rastin kur portieri vendas është dukur i mposhtur, në ndihmë i kanë ardhur shokët e ekipit. Olivia ka vuajtur shumë presionin dhe vertikalizimet e Brazilit, por në fundin e pjesës së parë një “predhë” nga Raldes është stampuar në shtyllë. Edhe në pjesën e dytë Brazili ka qenë skuadra më e rrezikshme në fushë. Nejmar ka qenë shqetësimi numër një për mbrojtjen e Bolivisë. Brazili është përpjekur ta fitojë takimin me të gjitha mënyrat, por nuk ia ka dalë. Shansin e fundit e ka pasur Gabriel Zhezus, por sulmuesi i Mançester Sitit ka gabuar i vetëm para portës. Në fund gjithçka mbyllet pa gola, me Brazilin që ngjitet në kuotën e 38 pikëve.
Botërori 2018/ Kualifikuese Conmebol
Bolivi – Brazil 0-0