Sebastian Haller është ylli i fundit i mbërritur në kryeqytetin anglez. Francezi ka firmosur për plot 50 milionë euro për Uest Hem, duke qenë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit. Biznez i jashtazakonshëm nga Ajntrahti i Frankfurtit, që e mori për 7 milionë nga Utreht.
Së fundmi, 25-vjeçari ka zgjedhur numrin që do të mbajë në fanellë. Edhe pse në fushë luan si qendërsulmues tipik dhe eventualisht duhet të mbajë numrin 9, nuk do të ndodhë kështu. Haller do të ketë mbi shpinë 22-shin. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Uest Hem nëpërmjet një video, ku tregohet një pikturë murale, që janë tepër të përhapura në rrugët e Londrës.
2??2?? days until our @premierleague season kicks off…
This is fitting, right @HallerSeb? ? pic.twitter.com/2VddkAh0JP
— West Ham United (@WestHamUtd) July 19, 2019