Kupa Libertadores ka marrë vëmendjen e gjithë botës pasi luhet Boka-Rover. Fati deshi që në një finale të madhe të ndesheshin dy skuadrat me rivaliteti në të madh në Argjentinë.
Spektakël dhe gola, por fatkeqësisht pa fitues më ndeshjen Boka-River, e cila u mbyll në rezultatin 2-2. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në derbin e Argjentinës, që këtë herë kishte një vlerë akoma dhe më të madhe, pasi ky takim ishte i vlefshme për finalen e parë të Kupës Libertadores.
Në një stadium të tejmbushur, tifozeria ja shtoi hijeshinë këtij takimi, që është konsideruar si sfida e vitit. Gjithsesi, në fund tifozeria vendase largohet e zhgënjyer, pasi River Plejt gjeti forcat që të ngrinte krye në dy raste, pasi Boka nuk e ruajti dot avantazhin.
The atmosphere at the #CopaLibertadores final first leg ?
? Via @BocaJrsOficial #BocaRiverpic.twitter.com/8cHcV2UzcA
— Ladbrokes (@Ladbrokes) November 11, 2018
Një sfidë me raste dhe emocion, grindë dhe nervozizëm, por fatmirësisht për ne do të ndjekim një tjetër 90 minutësh, një tjetër finale të madhe pas 2 javësh, saktësisht më 24 nëntor, kur do të luhet dhe ndeshja e kthimit, por këtë herë në “ferrin” e River Plejtit.
Duhet të veçohet se nuk njihen golat në fushën kundërshtare në këtë kompeticion, çka do të thotë dhe asnjëra skuadër nuk është e disavantazhuar në takimin e kthimit. Nuk ka mbaruar asgjë, emocionet do të vijojnë në finalen e dytë, e cila do të vendosë se kush nga skuadrat do të “groposë” kundërshtarin.
NDESHJA – Abila kaloi Bokën në avantazh, ndërsa vetëm pak sekonda më vonë ishte Prato që shënoi golin e barazimit. Pak sekonda para fundit të pjesë së parë ishte Benedeto, i cili shënoi golin e epërsisë për Bokën.
Vijon spektakli dhe nga tifozët në shkallët e stadiumit, siç shihet një atmsoferë e zjarrtë dhe një ndeshje spektakolare.