Gurishta: Jemi Vllaznia, kemi vetëm një rrugë

Erdenis Gurishta është një nga lojtarët kryesorë të Vllaznisë këtë sezon. Mbrojtësi shkodran ka dalë para mediave sot dhe ka folur për ndeshjen e radhës me Ilirinë. Ai thekson se nuk kanë rrugë tjetër veç fitores.

“Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë. Por, ne e kemi vlerësuar ashtu si ndeshjet e tjera të këtij sezoni.Ky kundërshtar meriton respekt, por ne jemi Vllaznia dhe do të dijmë ta kalojmë me sukses edhe këtë sfidë. Duke parë edhe fitoret e Erzenit dhe Dinamos, e vetmja rrugë është që të fitojmë dhe të shkëputemi përsëri”, shprehet fillimisht mbrojtësi.

“Në Kategori të Parë, skuadrat vendase janë të forta dhe nxjerrin probleme, por do ia dalim. Ndaj Ilirisë nuk ka vend për barazim, na bën punë vetëm fitorja”, shtoi Gurishta, i cili më pas foli edhe për repartin e mbrojtjes dhe pozicionin e tij në fushë.

“Rezultatet pozitive nuk janë vetëm meritë e mbrojtjes dhe porjterit. Është meritë e gjithë ekipit, ashtu si edhe kur shënojmë.Besoj që duhet të vijojmë me këtë rrugë, të shënojmë sa më shumë gola dhe të pësojmë më pak. Për mua nuk është aspak problem ku luaj në fushë, unë thjesht bëj detyrën time”, përfundoi mbrojtësi shkodran, Erdenis Gurishta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online