VIDEO/ Berlusconi dhe Galliani janë vetëm 90 minuta larg rikthimit në Serie A, gati të shkruajnë historinë me Monza-n

Klubi i Monza-s është pranë historisë. Silvio Berlusconi dhe Galliani kanë marrë drejtimin e kësaj skuadreje në periudhën kur gjendej në Serinë C, ndërsa tashmë e kanë dërguar vetëm një hap larg Serisë A.

Monza ka fituar sot finalen e parë të “play off“-it kundër Pisa-s me rezultatin 2-1. Mota shënoi i pari në minutën e 9, ndërsa në pjesën e dytë, kur kronometri shënonte minutën e 74-t, Gytkjaer dyfishoi shifrat.

Pisa është kundërpërgjigjur në minutën e 93-të me anë të Berra-s, duke e lënë kualifikimin të hapur për ndeshjen e kthimit. Kështu të dyja skuadrat janë vetëm 90 minuta larg historisë, me Monza-n që është më e avantazhuar pas fitores së sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online