VIDEO/ Berat Gjimshiti është shndërruar te Atalanta, i shënon gol në minutat e para Lacios

Atalanta e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën e sotme ndaj Lacios. Bergamaskët kanë gjetur golin që në minutat e para dhe autorësinë e mban pikërisht Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është shndërruar tërësisht te Atalanta, ku përpos faktit se është një mur i pakalueshëm në mbrojtje ka treguar se mund të jetë një rrezik edhe në zonën kundërshtare.

Kronometri shënonte minutën e 7 kur Gjimshiti e dërgon topin pas shpinës së Pepe Reinas. Atalanta kishte të drejtën e ekzekutimit të një goditjeje nga këndi, nga ku mbrojtësi shqiptar përfiton të zhbllokojë rezultatin. Ndeshja është e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online