VIDEO/ Atalanta-Lacio i përket shqiptarëve, pas Gjimshitit shënon gol fantastik edhe Muriqi

Atalanta-Lacio po kthehet në një derbi të vërtetë shqiptarësh. Ndeshja e vlefshme për Kupën e Italisë ka nisur me realizimin e Berat Gjimshitit. Mbrojtësi shqiptar është i shndërruar te Atalanta ku përtej pjesës së mbrojtjes ka fituar edhe nuhatjen për të rrezikuar portën kundërshtare.

Këtë herë lojtari kuqezi arriti që të shënonte me këmbë teksa gjendej para portës së Reinës, duke përfituar edhe nga gabimi i Muriqit në largimin e topit. Megjithatë sulmuesi shqiptar i Lacios e ka fshirë gabimin e tij me një gol të realizuar në minutën e 17.

Pas një krosimi të bukur nga krahu i majtë, Muriqi shpalos gjithë potencialin e tij në luftën në ajër duke e dërguar topin në cepin e rrjetës, për të realizuar një gol si sulmues i vërtetë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online