VIDEO/ Benzema “ujk i vjetër” për Realin, gjysmëroveshata që zgjon madrilenët nga gjumi

Janë mbyllur 45 minutat e para të gjysmëfinales së Champions League mes Real Madrid dhe Chelsea. Skuadrat i janë drejtuar pushimit mes pjesëve në barazim 1-1. Ishte Pulisiç ai që befasoi “galaktikët” në minutën e 14, duke kaluar në avantazh blutë e Londrës. Këta të fundit ishin duke dominuar lojën deri në ato momente, por kundërshtarët do të dinin si të përgjigjeshin.

Benzema jep sinjalet e para me tronditjen e shtyllës, ndërsa golin do e gjente më vonë në minutën e 29. Sulmuesi francez tregon se është një “ujk i vjetër” në zonë, teksa shfrytëzon në maksimum një top në drejtim të tij, të cilin më pas e ndal me gjysmëroveshatë në rrjetë. Një gol spektakolar ky që zgjon madrilenët nga gjumi ku kishin rënë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/BechariKarym/status/1387130024608796676

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online