“E bëj gjumin mirë kur nuk mendoj për Nejmar dhe Mbape“, Guardiola i jep doza humori konferencës

Mbrëmja e nesërme pritet të rezervojë spektakël me duelin PSG – Mançester Siti, teksa të dyja skuadrat dëshirojnë pafund të bëjnë të tyrin trofeun e Ligës së Kampionëve. Në prag të kësaj gjysmëfinaleje, Pep Guardiola ka dhënë konferencën e zakonshme për shtyp, ku vëmendje i është kushtuar dyshes Nejmar-Mbape. Trajneri spanjoll i jep doza humori deklaratës së tij, duke u shprehur se gjumën e bën më të mirë kur nuk mendon për këta lojtarë.

“Unë u përpoqa të fle mirë natën e kaluar dhe ia arrita vetëm kur nuk mendova për Nejmarin dhe Mbapenë. Ne do të përpiqemi t’i ndalojmë ata duke mbrojtur si ekip. Padyshim që do të duhet të përpiqemi të rregullojmë diçka, por nuk do të kishte kuptim të shtrembërohemi.

Më kujtohet kur kisha parë video të Nejmarit në atë kohë dhe mendoja ‘ky është mbreti i Santosit’. Të gjithë mbetën gojë hapur. Sikur të qëndronte në Barcelonë ai do të kishte fituar Ligën e Kampionëve edhe dy ose tre herë.

Dueli Mbape-Foden? Jam i sigurt që PSG është e lumtur që ka Mbapenë dhe nuk mund ta imagjinoni sa i lumtur jam që kam Fodenin”, ka thënë Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online