VIDEO/ Be.tejën e milionave me PSG-në e fiton Manchester City, Dortmundi turpërohet pa Halandin dhe eliminohet

Kanë përfunduar një pjesë e ndeshjeve të pesta të fazës së grupeve në Champions League. Mes të tjerash ka spikatur sfida mes Manchester City-t dhe PSG-së, dy ndër ekipet më të pasura të Europës. Be.tejën e milionave e fitojnë sheikët e klubit anglez, që ka mposhtur francezët me rezultatin 2-1. Pavarësisht se me një sulm të frikshëm me Messi-n, Neymar-in dhe Mbappe-në parisienët nuk po lënë shije të mirë në Europë. Mbappe shënoi i pari në minutën e 50, por Sterling dhe më pas Gabriel Jesus në minutën e 76 do të përmbysnin shifrat.

Ndëkrohë një tjetër skuadër e madhe ka humbur mbrëmjen e sotme. Bëhet fjalë për Borussia Dortmundin, e cila turpërohet në fushë pa Erling Halandin. Sportingu i Lisbonës i ka mposhtur me rezultatin 3-1, duke siguruar kështu teorikisht kualifikimin. Dormundi gjendet pas skuadrës portugeze me 3 pikë më pak, por golavarazhi ia bën thuajse të pamundur të ëndërrojë për një mrekulli në ndeshjen e fundit. Klubi gjerman numëron një golavarazh prej -7 golash, ndërsa Sportingu i Lisbonës +4/Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online