Mjafton edhe një fitore në ndeshjen e parafundit, ja variantet që kualifikojnë Milanin nga grupet e Champions League

Mjafton një fitore e vetme në ndeshjen e parafundit dhe Milani është pranë daljes nga faza e grupeve të Champions League. Kuqezinjtë ia dolën që të triumfonin kundër Atletiko Madrid në shifrat 0-1 me anë të Messias. Pas kësaj fitore, italianët gjenden në vendin e tretë, me 4 pikë. Të njëjtën sasi pikësh ka edhe Atletiko Madrid, por kjo e fundit ka -1 gol diferencën nga Milani dhe për këtë arsye renditet më poshtë. Në vendin e dytë është Porto me 5 pikë dhe e para renditet Liverpuli me 15 pikë, që i ka mbyllur hesapet e vendit të parë.

Ndeshjet e fundit të grupit janë: “Milan-Liverpul dhe Porto-Atletiko Madrid”. Në çdo variant kualifikimi për italianët, duhet me patjetër që të fitohet kundër skuadrës së Klop. Por vetëm kjo nuk do të mjaftojë, pasi italianët do të varen shumë nga sfida tjetër, Porto-Atletiko Madrid. Në variantin më të mirë të skuadrës së Piolit, ndeshja mes Portos dhe Atletiko Madridit duhet të dali në barazim. Në të kundërt, Milani duhet të ndjeki hapin e golave të Atletiko Madridit me triumfin ndaj Portos.

Për ta pasur më të qartë, nëse Atletiko Madrid fiton në shifrat 0-2 ndaj Portos dhe Milani arrin të fitojë në shifrat 1-0, do të kishim barazim total mes dy skuadrave, por spanjollët përfitojnë dhe kalojnë më tej pasi në bazë të rregullave të UEFA-s kanë shënuar më tepër gola në transfertat e tyre. E për këtë arsye, duhet të ketë të njëjtin hap mes Milanit dhe Altetiko Madridit, për të fituar në të njëjtën diferencë respektivisht kundër Liverpul dhe Portos. Pa harruar edhe variantin tjetër, kur grinden dy vetë, përfiton një i tretë, Porto. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online