VIDEO/ Në kufijtë e çmendurisë! Milani është fanellë e rëndë në Champions League, por fitoren ia jep Messi-as që dikur talleshin të gjithë

Milani u quajt me një këmbë e dalë nga Champions League, por kuqezinjtë treguan në ditën e sotme se janë kockë e fortë dhe fanellë e rëndë në Europë. Ekipi italian ka fituar me shifrat 0-1 në transfertë ndaj Atletiko Madridit duke u hakmarrë për atë humbje të pamerituar në shtëpi, e cila erdhi për shkakun e gabimeve trashanike të Cakir.

Por në kufijtë e çmendurisë mund të quhet për vetë autorin e golit. Messi-as, i versionit më të keq! Në momentin kur do të vinte kalimi te kuqezinjtë, thuajse të gjithë tifozët kanë ironizuar dhe janë tallur me këtë kalim. Jo pa të drejtë pasi mesfushori kishte Crotonen si kulmin e karrierës dhe gjithë eksperiencat e tij ishin në ligat e ulëta të Italisë.

Për më tepër që ishte edhe në moshën 30-vjeçare. Por ky ishte futbollisti që arriti të shënonte golin e vetëm të takimit ndaj Atletico Madrid, për t’i dhënë fitoren që i mban italianët ende me shpresë. Fundja, futbolli luhet me zemër dhe jo me emra. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online