Një episod i këndshëm ka ndodhur në qendrën stërvitore të Juventusit. Një gazetar i “JTV” ka qenë në lidhje direkte, duke komentuar ecurinë e Juventusit dhe fitoren e fundit në kampionat përballë Milanit, me golat e Manxhukiç dhe Kristiano Ronaldos.
Në këtë moment është shfaqur Kuadrado, i cili, pasi përshëndet përpara kamerës, lëshon batutën e tij. “Tani kemi mbetur vetëm 5-6 lojtarë dhe po vrapojmë si kuaj”.
Shumica e lojtarëve bardhezi janë grumbulluar me kombëtaret e tyre, ndërsa Alegrit i duhet të punojë këtë periudhë me një kontingjent të reduktuar lojtarësh. Një gjë të tillë ka dashur të thotë dhe kolumbiani, pavarësisht se e gjitha ishte një batutë, që është shoqëruar me buzëqeshje nga lojtari dhe gazetari i pranishëm.