VIDEO/ Barcelona nuk fal! Koeman ngre trofeun e parë, goleada i sjell katalanasve Kupën e Mbretit

0

Pas një nisjeje zhgënjyese të sezonit, Barcelona po nis të gjejë ritmin e duhur. Koeman tashmë mund ti gëzohet trofeut të tij të parë me katalanasit. Skuadra blaugrana nuk fal aspak në finalen e Kupës së Mbretit. Barcelona ka marrë një fitore me goleadë kundër Atletiko Bilbaos, të cilën e ka mposhtur bindshëm me shifrat 4-0.

Pjesa e parë do të përfundonte me rrjeta të paprekura, ndërsa fraksioni i dytë i lojës do të fliste krejt ndryshe. Grizman zhbllokon rezultatin në minutën e 60, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë De Jong dyfishon shifrat.

Megjithatë ndeshja nuk do të mbyllej pa firmën e Leo Mesit. Ylli argjentinas ka lënë shenjën e tij, duke realizuar një dopietë me golat në minutën e 68 dhe të 72-të. Kështu Barcelona ngre lart trofeun e parë për këtë sezon, duke dhënë sinjale pozitive për ta mbyllur këtë vit sportiv me sukses./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Lionel10Team/status/1383526208172814340

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.