“Arbitrat na hoqën fitoren në 5 ndeshje se nuk donin të merrnim trofe”, Gjici nuk përmbahet: Pak luajmë jashtë…

0

Kukësi barazoi në shifrat 2-2 ndaj Tiranës, ndërsa edhe njëherë tjetër kishte polemika nga kampi i verilindorëve për arbitrimin. Presidenti i nderit i verilindorëve, Safet Gjici, ka hedhur akuza në “Zona Gol” duke u shprehur se arbitrat e kanë goditur Kukësin pasi mund të merrte trofe.

“Kukësi ka vuajtur nga goditja e arbitrave. Pak që kishim problem që nuk luajmë brenda shtëpisë, arbitrat në 5 ndeshje na kanë hequr fitoren. Nuk dua të justifikoj, punën dhe lojtarët. Kjo ka ndodhur, të gjithë janë dëshmitarë.

Arsyeja më madhore e kësaj ecurisë ka qenë stadiumi, edhe ndërrimi i lojtarëve ka pasur efektin e vetë, por nuk mund të justifikohet kjo renditje. Ne kemi treguar që luajmë mirë, ekipi është aty, Europa është e vështirë, por jo e pamundur, matematika na e lejon.

Kukësi, veç stadiumit, këtë sezon ka pasur probleme të mëdha me arbitrat. Nuk e di arsyen pse. Ta godasësh Kukësin, në ndeshje të rëndësishme, siç na kanë goditur arbitrat, nuk është normale. Do të dëshiroja që mos kishte diçka të qëllimshme, nuk kam prova, po di të them që arbitrat e kanë goditur në të paktën 5 ndeshje.

Edhe sot kishte gabime të mëdha, me dashje apo pa dashje. Nuk dua të justifikoj as stafin, as ata që kanë sjellë lojtarët te Kukësit. Kukësi pati një ecuri pozitive, kur ishte Gega i sëmurë. Fitoi 5 ndeshje resht. Kur e panë që po ecnim, menduan të na godisnin me arbitrat, që mos merrnim ndonjë trofe.

Goditja e parë është stadiumi, goditja e dytë është nga arbitrat, pastaj ka pasur probleme edhe në menaxhimin e brendshëm, unë nuk kam qenë afër tyre, siç rija më përpara. Ndikon edhe largimi i lojtarëve si Rroca dhe Abazaj, që bënin diferencën.

Më e rëndësishmja për sivjet është ndërtimi i stadiumit. Besoj se në sezonin tjetër, Kukësi do të luajë në shtëpi, do të keni një skuadër pretendent për kampion, do të vazhdojmë me akademinë, si dhe ndërtimin e disa fushave të tjera”, tha Gjici. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.