Me ardhjen e presidentit Laporta te Barcelona, katalanasit kanë ndryshuar fytyrën si me magji. Lionel Mesi është rikthyer në nivelet më të larta pasi zhgënjeu tërësisht në fillimin e sezonit, ndërsa edhe vetë ekipi ka marrë tjetër impuls.
Nga fitoret e thella te loja tiki-taka si në kohën më të mirë të katalanasve. Së fundmi është vetë klubi i Barcelonës që tregon sesi është shënuar goli i katërt në finalen e Kupës kundër Atl.Bilbao. Atje janë kryer 60 pasime pa ndërprerje përpara se Lionel Mesi të dërgonte për herë të dytë topin në rrjetë. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram