Mamaja e Robert Lewandowski në krahun e një partnerit të ri: Ai nuk e dinte se ku luante djali im

Mamaja e Robert Lewandowski, Iwona, është dashuruar sërish dhe është në krahun e një partneri të ri. Në intervistën e fundit që ka dhënë në media, Iwona ka surprizuar jo pak teksa është shprehur se partneri i saj as që ia kishte idenë se ku luante sulmuesi më në formë në botë.

Kaq për të treguar se lidhja e tyre nuk vjen për shkakun e komoditetit që vjen nga djali i saj. Ndërkohë babi i Robert Lewandowskit ka ndërruar jetë shumë vite më parë. “Jam shumë e dashuruar, pas 16 vitesh takova një njeri fantastik. Dinte vetëm që djali im ishte futbollist, por nuk e kishte idenë se ku luante Lewandowski.

Ai është një artist, skulptor, ka shumë pasione, por futbolli nuk është në mesin e tyre. Vetëm me mua ai mëson futboll. Pak nga pak, unë i nënshtrohem magjepsjes time me këtë sport, por bota nuk mbaron me futbollin. Ai më pa si Iëona, jo nëna e Robertit. Prandaj funksionoi. Deri atëherë, kur vura re që unë perceptohesha përmes prizmit të djalit tim, po tërhiqesha. Tani ishte ndryshe”, tha mamaja e Leëandoëskit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online