Kundërshtari i Shqipërisë në kualifikuese, në Poloni vendosin Lewandowskin me shpatulla pas murit: Ikën nga Bajerni, nuk na lë ne…

Polonia është kundërshtari i Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit dhe njëkohësisht një prej vendeve që kundërshton hapur krijimin e Superligës Europiane. Nëse ky kompeticion nuk do të ketë kthim mbrapa, atëherë Polonia duhet t’i japi lamtumirën Robert Leëandoëskit.

Bajerni fillimisht e refuzoi pjesëmarrjen në këtë Superligë, por në orët e fundit po ndryshon drejtimi edhe për bavarezët. Nga krahu tjetër Ceferin e bëri të qartë për lojtarët: “Kush futbollist luan atje, nuk luan dot me Kombëtaren”. Në Poloni janë duke i dhënë shumë jehonë faktit se Leëandoëski do të humbiste mundësinë për të luajtur në Botëror dhe Europian, por mund të luante vetëm në ndeshjet miqësore.

Në mediat polake janë po aq të sigurt se Leëandoëski do të largohej nga Bajerni i Mynihut përpara se të linte Kombëtaren. Kjo në fakt është edhe karta më e mirë që ka luajtur Ceferin kundër Superligës pasi lojtarët do të cilësoheshin si tradhtar në vendin e tyre nëse zgjidhnin paratë përpara mundësisë për të përfaqësuar kombin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online