Barcelona e ka nisur mirë transfertën ndaj Vijarealit, teksa po udhëheq me shifrat 1-2. Me lojtarë si Mesi, Pike apo Rakitiç në stol, ekipin e ka udhëhequr dyshja braziliane, Kutinjo-Malkom.
Fillimisht, ishte mesfushori Filipe Kutinjo, i cili i asistuar nga bashkombasi i tij, shtyu topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin të tijve pas 12 minutave lojë.
Katër minuta më pas, këtë herë Malkom shënoi vetë, teksa goditi saktë me kokë, pas krosimit të Arturo Vidal, duke dyfishuar shifrat.
Gjithsesi, Vijareali arriti të reagonte në minutën e 27-të, ku shkurtoi diferencën e golave me anë të nigerianit Çukueze.