(VIDEO) Baloteli kthehet “Super”… për një fundjavë!

Lluksi i Monakos ndalon përpara talentit italian. Objekt misterioz? Jo, ai është Mario. Ndoshta ende shumë shpejt për t’i rikthye atë nofkë që i vuri presion, “SuperMario”, pasi këmbët në tokë janë një bazë e fortë. Kjo është fundjava e tij, e Balotelit, që frymëzon Nicën me një poker të mrekullueshëm ndaj Monakos. Nga ai “bark” në Instagram te dygolëshi ndaj kampionëve të Francës. Katër shuplaka në total skuadrës së Zhardimit, që ndoshta pasi ka shitur më të mirët, duhet pak kohë që të rimarrë veten. Në fillim një penallti, vështirë për ta gabuar. Goli i 33 nga pika e bardhë në 37 të goditura si profesionist. Statistikat flasin për 89% saktësi. Një “snajper. Monakon e zë gjumi, më pas dygolëshi pas pasimit të Soket. Nga fusha në gol, në prijte të një tjetër fëmije.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *