E mbani mend Xhanotin, flet nga Italia: Në Shqipëri nuk ka trajnerë!

0

Ka punuar te Partizani deri sa erdhi edhe revolucioni “Moxhi”, por sigurisht që Kristiano Xhanoti do të mbahet mend mirë, sidomos për faktin se bashkë me Adolfo Sormanin u kritikuan ashpër nga tifozeria dhe madje, përgatitësi fizik, pati edhe përplasje për çështjen “Mazrekaj”. Tani që ndodhet në Napoli, duke punuar për Akademinë dhe një projekt me të rinjtë, e megjithatë ka diçka për të thënë për vendin tonë për “ArenaNapoli”. “Në Shqipëri ka një futboll shumë fizik, ka edhe futbollistë të mirë, por mungon kultura futbollistike në plot kuptimin e fjalës: pak struktura, pak trajnerë, asnjë sektor të rinjsh ose thuajse asnjë. Por, po nisin të bëjnë hapa. Sa i përket një emri që mund të këshilloj quhet Ylber Ramadani dhe është pjesë e ekipit Shpresa të Shqipërisë. i dalluar dhe vlerësuar nga Adolfo Sormani, që e mori me vete edhe te Vejle në kampionatin danez të futbollit”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.