VIDEO/ Ballkani i Ilir Dajës po rishkruan historinë, siguron kalimin në “play off” të Ligës së Konferencës

Suksesi i vjetshëm nuk ishte thjesht një rastësi. Ballkani i Ilir Dajës po rishkruan historinë. Kampionët e Kosovës kanë mposhtur me shifrat 1-3 Linkoln Red Impsin në ndeshjen e kthimit që u luajt në Gjibraltar. Pjesa e parë përfundoi në baraspeshë 0-0, ndërsa në minutën e 48, Korenica kalon Ballkanin në epërsi.

Kuç dyfishoi rezultatin në minutën e 64-t, ndërsa dy minuta më vonë Huanpeja ngushtoi diferencat në 1-2. Një gol që në fund i vlen statistikave, pasi skuadra nga Suhareka shënoi sërish në minutën e 98 dhe siguroi kualifikimin për në fazën “play off” të Ligës së Konferencës pas dy fitoreve kundër Linkoln Red Impsit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online