VIDEO/ Ballkani dominon lojën, por Astana merr fitoren! Kazakët fitojnë me 2 gjuajtje në portë

Lojtarët e Ballkanit janë larguar të zhgënjyer nga “Fadil Vokrri”. Skuadra e Ilir Dajës është mposhtur me shifrat 1-2 nga Astana. Një humbje që dhemb më tepër për faktin se ekipi nga Theranda meritonte më tepër për lojën që zhvilloi.

Ballkani dominoi takimin, me 63% mbajtje topi dhe 16 tentativa për gol, ndër të cilat 5 ishin brenda kuadradit. Në krahun tjetër Astana numëroi vetëm 2 goditje drejt portës dhe të dyja shkuan në rrjetë.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 7, kur Hovhanisiani ndëshkoi kampionët e Kosovës. Por vetëm një minutë më vonë Ballkani ktheu sërish baraspeshën me anë të Edvin Kuçit. Por Astana shënon përsëri në minutën e 23-të, me golin e Bejsebekovit që rezulton vendimtar për fatin e takimit. Edhe pas kësaj humbjeje, Ballkani mbetet sërish në vendin e 3-të në renditjen e grupit C në Ligën e Konferenës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online