Rudi Vata nënkuptoi se djali i tij mund të vishet kuqezi, flet Alban Bushi: Roko është një nga lojtarët më të mirë në Europë

Roko Vata është një nga talentet shqiptare që po spikat në Europë. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares kuqezi është pjesë e Celtic-ut, me të cilët ka debutuar edhe me ekipin e parë. Kombëtarja e 17-vjeçarit është kthyer në një çështje diskutimi.

Aktualisht Roko përfaqëson Irlandën në ekipet zinxhirë, por së fundmi Rudi Vata ka nënkuptuar se djali i tij mund të zgjedhë Shqipërinë. Në një intervistë për “Lajmi.net” Alban Bushi, trajneri i Kombëtares shqiptare U21, është shprehur se shpreson shumë që Roko Vata të zgjedhë të veshë fanellën kuqezi.

“Roko Vata shpresojmë shumë se do ta përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen. Ne shpresojmë shumë sepse është një nga lojtaret më të mirë të datëlindjes 2005 ne Europë”, ka thënë Alban Bushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online