“Do të ishte mirë të kishim një Kombëtare”, Alban Bushi: Ky është viti më i mirë i Shqipërisë

Alban Bushi ka dhënë një prononcim për “Lajmi.net”, ku ka folur për ecurinë e Shqipërisë dhe zgjedhjet e lojtarëve nga Kosova për të lënë dardanët dhe për të veshur fanellën kuqezi. Trajneri i Shpresave ka deklaruar se ky është viti më i mirë në historinë e futbollit për Shqipërinë, ndërsa shton se dëshira e tij është për një Kombëtare të vetme. Megjithatë, deri në atë moment, Bushi shprehet se çdo lojtar ka gjithë të drejtën e tij për të zgjedhur lirshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Shqipëria nuk ka pasur asnjë herë rezultate kaq të mira sa ka pasur këtë vit. Mund të them që është viti më i mirë i Shqipërisë në të gjithë historinë e saj futbollistike. Shqipëria ka bërë lojra të bukura, por jo të ketë këtë vazhdimësi që ka tani. Kjo në sajë të organizimit të futbollit shqiptar.

Është mirë që të kenë dy zgjedhje. Çdo lojtar ka të drejtë të luajë si për Shqipërinë, si për Kosovën. Thjesht është çështje mentaliteti, besimi, çështje ndjenjë. Kemi shumë lojtarë të Kosovës në ekipin U21 të Shqipërisë dhe gjithmonë u them: ‘Edhe po zgjodhët Kosovën, edhe po zgjidhët Shqipërinë, për ne është e njëjta gjë’. Si Kosova, edhe Shqipëria, jemi një komb dhe nuk ka asnjë lloj ‘dashakeqësie’ nga ata që kanë zgjedhur Shqipërinë apo Kosovën. E mira do të ishte që të ishim një Kombëtare, por shpresoj në të ardhmen”, ka deklaruar Alban Bushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online