VIDEO | Bajerni ngec në Laipcig, shpresat e Dortmundit në dorën e… Ajntrahtit

Bajerni i Mynihut kishte shansin për t’u shpallur kampion, por nuk arriti të triumfonte përballë Laipcigut në transfertë. 0-0 përfundoi ndeshja, që u dominua nga ekipi bavarez. Miqtë gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 50-të me anë të Goreckës, por ndërhyrja e VAR-it e anuloi golin për pozicion të parregullt.

Pranë golit ishte edhe Levandovski, por goditja e polakut u ndal në shtyllë. Djemtë e Kovaç do të presin Ajntrahtin e Frankfurtit ndeshjen e fundit dhe mjafton një barazim për të fituar Bundesligën.

Dortmundi vuajti shumë për të mposhtur Dyseldorfin në shtëpi. Pulisiç zhbllokoi shifrat katër minuta përpara fundit të pjesës së parë. Gol dhe lot për amerikano-kroatin, i cili do të largohet në fund të sezonit drejt Çelsit.

Pjesa e dytë nisi me emocione. Miqtë barazuan shumë shpejt me anë të Fink, i cili u ndihmua edhe nga gabimi i portierit vendas. Gjashtë minuta më pas Dortmundi u rikthye në avantazh me anë të Dilejnit.

Në minutën e 58-të, arbitri akordoi penallti për miqtë me ndihmën e VAR-it. Për fatin e mirë të verdhezinjve, Lukebakio dërgoi topin jashtë, ndërsa Dyseldorfi mbeti me një lojtar më pak shtatë minutat e fundit.

Shtesat dhuruan edhe nga një gol për çdo ekip. Gëce trefishoi shifrat, ndërsa Kounacki shënoi golin e dytë për miqtë në sekondat e fundit. Javën e ardhshme Dortmundi udhëton drejt Gladbahut dhe shpreson te një fitore e Ajntrahtit të Frankfurtit në Bavari për të fituar titullin kampion.

Gara për vendin e katërt vazhdon të jetë e ashpër deri në javën e fundit, ndërsa Hanoveri vulosi rënien nga kategoria bashkë me Nyrembergun. Shanse për të qëndruar ka Shtutgarti që do të zhvillojë dy ndeshje play-out me vendin e tretë në Bundesliga 2.

Augsburg-Herta Berlin 3-4
(Han 10’, Gregorish (pen) 50’, 70’ / Platenhard 47’, Grujiç 66’, Kalu 75’, 90+3′ (pen))

Leverkuzen-Shalke 1-1
(Haverc 31’ / Burgstaler 47’)

Dortmund-Dyseldorf 2-1
(Pulisiç 41’, Dilejni 53’ / Fink 47’)

Hanover-Fraiburg 3-0
(Anton 39’, Bebou 51’, Ualas 81’)

Hofenhajm-Verder Bremen 0-1
(Egestein 39’)

Nyremberg-Gladbah 0-4
(Dërrmiç 56’, Muhl (aut) 63’, Hazard 65’, Zakaria 80’)

Laipcig-Bajern Mynih 0-0

Shtutgart-Volfsburg 3-0
(Kastro 45+1’, Donis 55’, Didavi 83’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online