VIDEO/ Bajerni ndihet i vje.dhur! Bërryli në fytrë e rrëzon në zonë, por arbitrit nuk i bën përshtypje fytyra e gja.kosur e Goretckës

Bajerni i Mynihut është larguar i mposhtur nga Spanja. Vijareali arriti të fitonte me shifrat 1-0, por rezultati mund të shkonte ndryshe në minutat e fundit të takimit. Në momentin kur po luhej minuta e 92-të, nga e majta e sulmit bavarez harkohet një top në zonë. Goretcka shkon për të goditur topin me kokë, por në fund gjen bërrylin e Pau Torresit.

Mesfushori i Bajernit rrëzohet në zonë dhe në kampin e kampionëve të Bundesligës pretendohet për penallti, megjithatë gjyqtari e konsideron gjithçka të rregullt. Madje as fytyra e gja.kosur nuk arrin t’i bëjë përshtypje për të ndërruar mendimin./Halit Delibash-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online