Trajneri më i nënvlerësuar! Sot mundi Bayern Munchen dhe la në shtëpi Juventusin, djalli vishet si…Unai Emery

Unai Emery është një prej trajnerëve më të nënvlerësuar. Tre herë fitues i Europa League me Sevilën, ku në dy raste mposhti Benfikën dhe Liverpulin, ndërsa një tjetër e ka fituar me Vilareal duke eliminuar Arsenalin dhe United. Por për shkakun e vlerës së këtij kompeticioni, vlerësimet nuk kanë ardhur për Emery. Ndërkohë suksesi ka vazhduar edhe në Champions League. Në fazën e grupeve, Villareal arriti që të linte jashtë këtij kompeticioni Atalantën e Gasperinit.

Për të vazhduar me tronditjen e madhe që i shkaktoi Juventusit, që në letër ishte favoriti absolut për të kaluar më tej. Ndrkohë në mbrëmjen e sotme erdhi fitorja me shifrat 1-0 ndaj Bayern Munchen dhe në një ndeshje që gjermanët duhet të ndihen të lumtur që rezultati nuk është më i thellë. Mediat spanjolle e kanë komentuar kështu mes pak rreshtave vlerën e këtij trajneri: “Djalli vishet si…Unai Emery”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online