VIDEO/ Azerbajxhani i De Biasit për të vënë duart në kokë! I shënon Luksenburgu me roveshatë, e mbyll grupin pa asnjë fitore

De Biasit nuk po i shkon aspak siç e kishte menduar aventura e tij me Azerbajxhanit. Përsërijta e një mrekullie si me Shqipërinë duket se i ngjan më tepër një ëndrre se sa një realiteti që mund të preket sado pak. Azerbajxhani i trajnerit italian është për të vënë duart në kokë, teksa në këto kualifikuese të Kupës së Botës e mbyll grupin në vendin e fundit me vetëm një pikë të grumbulluar.

Vetëm 1 barazim ishte arritja më e madhe në këto 8 ndeshje për De Biasin, që nuk ia del të marrë asnjë fitore në grup. Sot Azerbajxhani ka zhvilluar ndeshjen e fundit kundër Luksenburgut, ndaj të cilit janë mposhtur me shifrat 1-3. Kartoni i kuq i marrë që në minutë të 21-të ndryshon tërësisht rrjedhën e lojës për azerët, të cilët me një lojtar më pak e kanë të pamundur të rezistojnë gjatë.

Në minutën e 67, Rodrigues shënon një supergol me roveshatë nga brenda zone, duke nisur kështu serinë e golave për Luksenburgun. Thill dyfishon shifrat, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë Salahli jep shpresë për Azerbajxhanin duke ngushtuar diferencat. Megjithatë shpresat shuhen përfundimisht kur në minutën e 91-të Rodrigues shënon edhe golin e tretë për përfaqësuesen e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online