FOTO/ Shikoni kush u kthye! Shqipërisë i bashkohet edhe ylli i ri i skuadrës, Broja gati të surprizojë Anglinë

Shqipëria ka kryer sot stërvitjen zyrtare para sfidës kundër Anglisë. Grupi i Edi Rejës është i plotë, teksa ditën e sotme është bashkuar edhe ylli i ri që po lind te kuqezinjtë. Armando Broja është vënë në dispozicion të trajnerit të Kombëtares, duke shuar dyshimet për një mungesë kundër “tre luanëve”.

Tekniku Reja ka bërë me dije në konferencë se sulmuesi i Southampton-it nuk udhëtoi drejt Shqipërisë për shkak se po merrte trajtimin e duhur për një lëndim në kavilje. Kjo ka bërë që Broja të humbasë mundësinë për të hyrë si titullar në fushë, por nga ana tjetër do të jetë i gatshëm të hyjë nga stoli dhe pse jo të surprizojnë Anglinë ashtu siç ka bërë dy herë me Hungarinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online