VIDEO/ Anglia i jep Shqipërisë atë që i duhej, hapet rruga për të plotësuar ëndrrën e Alban Bushit

Nëse nesër në “Uembli” të gjithë shqiptarët do të luteshin për një humbje të Anglisë, sot ndodh e kundërta. Shpresat e “tre luanëve” kanë mposhtur bashkëmoshatarët e Çekisë me rezultatin 3-1, duke i dhënë Shqipërisë atë që i duhej. Ndeshja është vendosur që në pjesë të parë, teksa të gjithë golat janë shënuar brenda 40 minutave. Gordon zhbllokon rezultatin mjaft herët, teksa tund rrjetën që në minutën e 4-t. Shtatë minuta më vonë është po ai i cili dyfishon rezultatin. Goli i tretë për 21-vjeçarët anglezë vjen nga Balogun, ndërsa në minutën e 40 Karabec ngushton diferencat falë penalltisë.

Kjo fitore e “tre luanëve” të vegjël ndal arratinë e Çekisë, e cila tashmë qendron po me 12 pikë në krye të tabelës. Në këtë mënyrë i hapet rruga ekipit tonë Shpresa për të plotësuar ëndrrën e mbartur që vjet nga Alban Bushi. Shqipëria ka marrë tashmë motivimin e duhur dhe në dy ndeshjet e radhës me Slloveninë dhe Kosovën duhet të marrë patjetër fitore për të synuar vendin e dytë në grup. Një pozicion ky që do të l.uftohet pikërisht me Çekinë për ta arritur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online