VIDEO/ Atletiko fitore me rekorde, start ëndrrash për Espanjol

Atletiko e Madridit kaloi pa asnjë problem formalitetin Hueska. Sukses me rekorde dhe që e afron përkohësisht me vetëm 2 pikë nga Barcelona dhe Reali i Madridit, të cilat kryesojnë renditjen në La Liga. “Kolçoneros” fituan 3-0, me ndeshjen e javës së gjashtë të kampionatit, që u kthye në stërvitje, me të gjithë golat që u realizuan në harkun e 17 minutave.

Antua Grizman zhbllokoi ndeshjen në minutën e 16-të, pas asistit të Diego Kostas, duke vendosur edhe rekordin për golin më të shpejtë të realizuar nga skuadra e Diego Simeones në stadiumin “Vanda Metropolitano” në kampionatin spanjoll.

Tomas dyfishoi rezultatin në minutën e 29-të, duke shfrytëzuar asistin e Korreas, ndërsa Koke në të 33-tën vulosi suksesin e Atletikos së Madridit, me skuadrën e kryeqytetit që regjistroi edhe një tjetër primat, pasi për herë të parë në të gjitha kompeticionet, realizoi tre gola në pjesën e parë të lojës në stadiumin e ri.

Espanjoli fitoi 1-0 përballë Eibarit, me ndeshjen që u vendos nga goli vendimtar i Mario Hermoso. Mbrojtësi është edhe golashënuesi më i mirë i katalanëve, me dy rrjeta të realizuara në këtë sezon dhe e ngjiti skuadrën e tij përkohësisht në vendin e pestë në renditje. Me suksesin e arritur, bardheblutë barazojnë ecurinë e sezonit 2010-1011, kur me trajnerin Poçetino në stol fitonin tre ndeshjet e para në shtëpi.

Në takimin tjetër, Real Sociedad u frenua në barazim 2-2 në shtëpi nga Rajo Valekano. Avantazhi i shpejtë i vendasve me Xhon, u përmbys prej pjesës së parë nga golat e Advinkulas dhe Trejo me penallti. Për të shpëtuar Sociedadin mendoi zëvendësuesi Uillian Zhoze, në 12 minutat e fundit të ndeshjes.

La Liga/ Java VI
Espanjol – Eibar 1-0
Shënues: Hermozo 68’
Real Sociedad – Rajo Valekano 2-2
Shënues: Xhon 5’, Uillian Zhoze 78’/ Advinkula 31’, Trejo (pen.) 36’
Atletiko Madrid – Hueska 3-0
Shënues: 
Grizman 16’, Tomas 29’, Koke 33’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online