Pastrim parash dhe lidhje me krimin, miliarderi i futbollit shpallet “kërcënim për sigurinë”

“Një kërcënim për sigurinë publike dhe i rrezikshëm për reputacionin”: këto janë argumentat, me të cilat Zvicra refuzoi lejen e qëndrimit në këtë vend për Roman Abramoviç. Lajmi është bërë i ditur nga “Tamedia”, që pas një beteje ligjore 7-mujore me pronarin e Çelsit, më në fund arriti të publikonte informacionet rreth kësaj çështje.

Sipas medias zvicerane, pas një shqyrtimi të hollësishëm të dosjes së Abramoviç, policia e Zyrihut evidentoi se pjesa më e madhe e aseteve të manjatit rus kanë origjinë të jashtëligjshme dhe p;ër këtë arsye vendosi t’i mohonte miliarderit lejen e qëndrimit.

Avokati i pronarit të Çelsit, Daniel Glasl e mohoi verdiktin nëpërmjet një letre zyrtare, në të cilën i kërkonte policisë federale korigjimin e fakteve dhe të përfundimeve. “Të gjitha hipotezat, sipas të cilave zoti Abramoviç është i përfshirë në skemat e pastrimit të parave apo se ka lidhje me organizatat kriminale, janë totalisht false. Ai nuk është akuzuar asnjëherë për pastrim parash dhe nuk ka asnjë akuzë në dëshminë e penalitetit”, shkruante avokati.

Roman Abramoviç u cilësua si njeriu i 13-të më i pasur i Rusisë dhe i 151-ti në borë, në listën e pasanikëve të vitit 2016 nga revista “Forbes”, ku pasuria e tij vlerësohej në kuotën e 6,37 miliardë eurove. Më tej, përfaqësuesi ligjor i pronarit të Çelsit shkruajti: “Nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk do të jetë i akuzuar për lidhjet me organizatat kriminale. Gjatë viteve të fundit, zoti Abramoviç i është nënshtruar kontrolleve të shumta nga qeveritë dhe nga partnerët e biznesit dhe spekulime të tilla të pabazuara nuk kanë qenë asnjëherë problem”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online