Kur nxënësi i merr vendin mësuesit, Flik drejt ndarjes me Bajernin dhe projektohet në stolin e Gjermanisë

0

Hansi Flik po shkon drejt ndarjes me Bajernin e Mynihut, pavarësisht se kontrata i mban të lidhur deri në vitin 2023. Trajneri gjerman fitoi gjithçka ishte e mundur me debutimin e tij në krye të bavarezëve, duke qenë një rival i frikshëm për këdo skuadër.

Por pavarësisht suksesit që e udhëhoqi në pankinë, prestigjozja “Bild” raporton se 55-vjeçari do të largohet në fund të sezonit. Rumenige ishte arsyeja përse Flik mori timonin e Bajernit dhe largimi nga e tyra e gjermanit do të vinte në pikëpyetje edhe qendrimin e Flik.

E ardhmja e tij mund të jetë në krye të Kombëtares së Gjermanisë. Ish-mesfushori ka qenë krahu i djathtë i Joakim Lëv për shumë vite, por tani ka ardhur koha që nxënësi ti marrë vendin mësuesit.  Pozita e Lëv te “pancerat” është lëkundur shpesh herë kohët e fundit dhe ndoshta pas Kampionatit Europian mund të dorëzojë njëherë e mirë stolin për Hansi Flik./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.