VIDEO/ Asnjë ngjashmëri me ndeshjen e parë, Teuta përmbys Inter Escaldes dhe në turin e tretë të “Conference League”

LIVE, Inter Escaldes-Teuta 0-3 Plaku 25′, 80′, Kallaku 115′ p

Nuk ka më vend për surpriza. Teuta bën detyrën dhe siguron biletën për në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Kampionët e Superiores kanë përmbysur Inter Escaldes në Andorra, ku kanë fituar me shifrat 0-3. Takimi i sotëm nuk kishte asnjë ngjashmëri me duelin e parë mes këtyre dy skaudrave. Djemtë e Martinit e kishin të qartë se nuk kishte rezultat tjetër përveç fitores dhe këtë e treguan edhe në fushë.

Sebino Plaku bën heroin për Teutën, teksa me dopietën e tij e dërgon përballjen në kohën shtesë. Sulmuesi shqiptar tund rrjetën fillimisht në minutën e 25, ndërsa në të 80-n shënon një supergol në portën e Inter Escaldes. Më pas është Sherif Kallaku ai që vulos përfundimisht kualifikimin në minutën e 115, atëherë kur ekzekuton me sukses një penallti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Teuta ka nisur përballjen kundër Inter Escaldes që po e zhvillon në transfertë. Rezultati i ndeshjes së parë ishte tërësisht surprizues pasi rivali modest arriti që të fitonte në shifrat 0-2. Kampionët e Superiores do të bëjnë gjithçka për të përmbysur këto shifra. Ndërkohë Inter Escaldes mbërriti në turin e dytë të Conference League pasi humbi nga Prishtina në “Champions League”.

Ndeshja po transmetohet direkt në “RTSH Sport”. Sa i përket formacionit zyrtar, trajneri Martini i ka besuar sërish nga minuta e parë Sherif Kallakut që ndan kontrollin e mesfushës me Dajën. Ndërkohë në krahun e sulmit gjendet Plaku dhe Vila. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online