Ishte zgjedhje zemre, Ngo tregon dashurinë për ngjyrat bardheblu: Tirana dashni, Tirana me zemër

0

Majkëll Ngo është rikthyer përsëri na radhët e Tiranës. Dy vite më parë ngriti lart trofeun e kampionit të Superiores, për të cilin dha një kontribut mjaft të madh, ndërsa tashmë vjen për të marrë sërish emocione të tilla. Zgjedhja e bardhebluve duket të ketë qenë një zgjedhje zemre për sulmuesin anglez, që tregon menjëherë dashurinë e tij për ngjyrat e këtij klubi.

Në një video të shpërndarë nga vajza e presidentit Refik Halili, Goldi Halili, shihet Ngo duke thënë fjalët: “Tirana dashni, Tirana me zemër“. Frazë kjo që tregon se futbollisti shtatlartë e ndjen peshën e rëndë të fanellës së ekipit më të trofeshëm në Shqipëri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.