Përmbysën Inter Escaldes në transfertë, ja se më kë ekip do të ndeshet Teuta në turin e tretë të Conference League

Teuta ka arritur që të përmbys ekipin e Inter Escaldes në ndeshjen e zhvilluar në transfertë. Takimi i parë që u zhvillua në Shqipëri prodhoi shumë të papritura për durrsakët të cilët humbën në shifrat 0-2. Kundërshtari modest nuk u duk i tillë në fushën e lojës dhe mund ta kishte thelluar më tepër rezultatin.

Por panorama e ofruar në ndeshjen e kthimit ishte histori tjetër. Plaku realizoi dopietën dhe Kallaku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për të kaluar në turin e tretë të “Conference League”. Pavarësisht pritjeve të shumta spektakolare të portierit të Inter Escaldes, ekipi modest duhej të eliminohej.

Por me cilin kundërshtar do të përballet tani Teuta? Në bazë të shortit që u hodh pak ditë më parë, durrsakët mësuan edhe rivalin e tyre të ardhshëm. Bëhet fjalë për Shamrock Rovers, ekipin irlandez. Duke parë edhe rivalët e tjerë të mundshëm për skuadrat shqiptare, Teuta ka më tepër fat. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online