VIDEO/ Asllani realizon një kryevepër dhe Shqipëria bën detyrën me Ishujt Faroe, kuqezinjtë marrin vendin e dytë në grup

Shqipëria ka marrë sot një fitore mjaft të rëndësishme. Kuqezinjtë kanë bërë detyrën në Ishujt Faroe, nga ku largohen me një fitore 1-3. Goli i parë u shënua në minutën e 20 dhe mban firmën e Nedim Bajramit. Cikalleshi pati mundësinë të dyfishonte rezultatin gjatë pjesës së parë, por portieri kundërshtar e ndal nga pika e bardhë e 11 metërshit. Në momentin kur po luhej minuta e vetme e shtesës në pjesën e parë dhe në kampin kuqezi prisnin vërshëllimën e arbitrit, Ishujt Faroe na ndëshkon nga një goditje standarte.

Megjithatë pjesa e dytë nis në mënyrën më të mirë të mundshme për Shqipërinë. Kristjan Asllani realizon një kryevepër në minutën e 51-të, kur me të majtën e tij e dërgon topin në trekëndësh. Në fund, kur po luheshin minutat shtesë, ishte Ernest Muçi ai që finalizoi me gol një aksion të nisur po prej këmbëve të tij. Shqipëria triumfon me shifrat 1-3 dhe merr vendin e dytë në renditje, duke përfituar edhe nga humbja e Polonisë në Moldavi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online