“U them gjithmonë të sakrifikojnë për të shkuar te ekipi A“, Bushi flet pas fitores: Do e kishim bërë shpejt surprizën po të kishim lojtarët që na ka marrë Kombëtarja A

Kombëtarja U21 ka mposhtur sot Bullgarinë U21 me rezultatin 3-1. Shpresat kuqezi japin sinjale pozitive në “Elbasan Arena“, duke bindur me lojën e tyre. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Alban Bushi ka folur për mikrofonin e “RTSH“-së për të dhënë përshtypjet e tij mbi atë se çfarë shfaqi në fushën e lojës skuadra e tij.

“Fitoret janë gjithmonë të bukura, sepse i japin një moral ekipit. Sidomos para ndeshjeve kualifikuese që kemi në shtator. Jemi munduar të bënim diçka të re, sepse kishim 8 ditë kohë. Mendoj se e realizuam deri diku. Por, gjithsesi, jam i kënaqur, sepse u munduan ta bënin. Këta janë djem të rinj dhe u them gjithmonë që s’është problem edhe humbja. Rëndësi ka të luajnë mirë, të jenë korrekt, të sakrifikojnë për të shkuar te ekipi A që të bëhen sportistë të mirë.

99% janë këta lojtarët për kualifikueset. Thjesht, nuk e di nëse do na vijnë lojtarë nga ekipi A. Ka atmosferë të mirë. Mendoj që na dëmtojnë skuadrat e mëdhaja. Bullgaria nuk është skuadër e vogël, e madhe është gjithsesi, por si Zvicra, si Rumania kanë skuadra shumë të mira. Ne duhet të përmirësohemi në fazën mbrojtësi. Në fazën sulmuese luajmë shumë mirë. Kemi shumë lojtarë me tipare sulmuese dhe i kemi futur në mesfushë, siç janë Pajaziti dhe Berisha. Por nëse duam të kualifikohemi, ata duhet ta bëjnë fazën defensive shumë mirë, sepse fazën sulmuese e bëjnë shumë bukur.

Ne kemi bërë mirë me U21-shin. Por të kishim lojtarët që na janë larguar nga ekipi A ne do ta kishim bërë akomë më shpejt atë surprizën për të vajtur në Europian. Duhet të jemi të disiplinuar dhe të bëjmë gjëra të thjeshta. Nëse i bëjmë gjërat e thjeshta që kemi punuar gjithë javën, ata do të bëjnë gjëra shumë të mëdha“, ka deklaruar Alban Bushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online