VIDEO | Arsenali në superformë, manita Fulhemit dhe fitorja e nëntë rresht

Puna e Unai Emeri ka filluar të japë frytet e saj tek Arsenali, që ka arritur të mposhtë Fulhemin në transfertë me rezultatin 1-5. Fitorja e nëntë rresht për “Topçinjtë” mes kampionatit, Europa League dhe “Carabao Cup” dhe e gjashta rresht në kampionat.

Aleksandër Lakazet me një dygolësh, Aron Ramseit dhe Abumejang ishin autorët e goave për miqtë, ndërsa gjermani Shyrle barazoi përkohësisht rezultatin në pjesën e parë për Fulhemin.

Lakazet kaloi miqtë në avantazh në minutën e 29-të, ndërsa Andrea Shyrle barazoi ndeshjen një minutë përpara fundit të pjesës së parë. Arsenali shpërtheu në pjesën e dytë, duke shënuar dhe katër gola të tjerë, ku veçohet goli i uellsianit Ramsi, i cili mori një pasim nga Abumejang dhe shënoi një gol të bukur me finte.

Në fund pati festë për Abumejang, i cili shënoi dy gola, duke vulosur fitoren e thellë të Arsenalit. Ky tre pikësh i ngjit djemtë e Unai Emeri në vendin e tretë në kuotën e 18-të pikëve, një më pak se kryesuesit e Liverpulit dhe Mançester Sitit, të cilët do të përballen mes tyre në “Anfield”, sfidë që nis në orën 17:30.

Fulhem – Arsenal 1-5
(Shyrle 44’ / Lakazet 29’, 49’, Ramsei 67’, Abumejang 79’, 91′)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *