Derbi mes Tiranës dhe Partizanit përjetohet shumë nga tifozeritë e të dyja skuadrave, që janë gjithmonë të shumtë në numër në mbështetje të skuadrave të tyre. Sot, rrugët e kryeqytetit janë “pushtuar” nga tifozeritë, me ‘Fanatics’ që kanë marshuar nga qendra e qytetit drejt stadiumit “Selman Stermasi”. Dueli mes dy tifozerive, ka filluar pa shkuar ende në stadium…