VIDEO | Argjentina në formë, Mesi-Martinez shkatërrojnë Nikaraguan

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Argjentina ka triumfuar me manita në miqësoren e zhvilluar në kuadër të “Copa America”, teksa ka mposhtur me shifrat 5-1 Nikaraguan. Dopieta e të zakonshmit Mesi i dha avantazhin e dyfishtë që në pjesën e parë Argjentinës, ndërsa në fraksionin e dytë u aktivizuan dhe Paolo Dibala e Lautaro Martinez.

Pikërisht ky i fundit, njësoj si Mesi shënoi dopietë, me “ El Toron”, që duket mjaft në formë për turneun. Gjithashtu, rrugën e rrjetës e gjeti edhe Roberto Pereira në minutën e 81-të, për të çuar shifrat në 5-0.

Dhjetë minuta më vonë, në të 91-tën, pati kohë edhe për nje gol nderi për Nikaraguan, të cilët shënuan me anë të Barrerës, me këtë të fundit që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *