Diku nëpër botë gjithmonë ndodh diçka e veçantë, një gol i çmendur apo një gafë komike nëpër ndeshjet pa fund që luhen anembanë.
Megjithatë, nuk ndodh shpesh që të shohësh një arbitër të dhurojë spektakël për tifozët.
Diku, nuk ka rëndësi nëse në Amerikë apo Afrikë, një arbitër anësor është filmuar duke dhuruar një spektakël të rrallë për tifozët, duke kërcyer nën ritmin e koreve të tifozerisë.
Skenë komike dhe e veçantë, sepse arbitrat nuk lejohen të veprojnë kaq lirshëm, por fundja është thjesht sport, zbavitje, edhe pse e kemi harruar prej kohësh.