VIDEO | Arbitri humbet nënën, gjesti i Van Dijk i bën të gjithë për vete!

Virxhil Van Dijk nuk është thjesht mbrojtësi për të cilin është paguar më shumë deri më sot. Futbollisti i Liverpulit tregoi mbrëmë se nuk është vetëm një lojtar i madh. Pas ndeshjes me Gjermaninë, ai u pa të përqafonte arbitrin e ndeshjes.

Një ngjarje që nxjerr në pah edhe karakterin e mbrojtësit të Holandës. “Ai njeri nuk u përmbajt dot më, ishte aty me lot në sy sepse sapo kishte humbur nënën e vet. I thashë të bëhej i fortë dhe se kishte gjykuar shumë mirë. Mund të jetë diçka e vogël, por shpresoj ta kem ndihmuar disi”, tregon Van Dijk  për Voetbal International.

Ovidiu Hategan, arbitri i ndeshjes, sigurisht që nuk e ka pritur diçka të tillë. Një moment delikat për ta, pasi ka humbur një njeri shumë të afërt. Takimi i djeshëm Gjermani-Holandë përfundoi 2-2 dhe Van Dijk ishte protagonist edhe në fushë, duke shënuar golin e barazimit në fund.

https://twitter.com/TheEuropeanLad/status/1064655393266311168

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online