Atalanta fitoi kundër Juventusit dy javë më parë me shifrat 1-0, ndërsa një peshë të madhe në këtë triumf mban Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi do t’i mohonte golin Moratës, duke e hequr atë pranë vijës fatale. Një moment i tillë mbetet ende në kujtesën e klubit italian, që e ka nxjerrë përsëri sot nga arkiva.
Atalanta ka përdorur një krahasim me programet kompjuterike, teksa “aplikacioni” i Juventusit del jashtë përdorimit për një moment dhe Gjimshiti nuk mund ta lërë kurrsesi të hyjë në rrjetë. “Gol.exe ka ndaluar së funksionuari”, shkruan klubi zikaltër në faqen e vëtë zyrtare në “Instagram” bashkangjitur videsos kur mbrojtësi shqiptar i thotë “jo” atij goli të sigurt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram