“Janë bërë si mace e zezë e Serbisë”, Thaçi flet për Xhakën e Shaqirin: Janë sharë në mënyrë të turpshme nga serbët, në Zvicër i shohin si heronj

Edmond Thaçi ka qenë i pranishëm nëpërmjet një lidhjeje paralele me emisionin “Botërori Katar 2022” në “Ora  TV”. Presidenti i Shoqatës së Gazetarëve të Sportit në Kosovë ka prekur edhe temën e ndeshjes mjaft të përfolur mes Zvicrës dhe Serbisë. Thaçi nuk e sheh të pazakontë sjelljen e serbëve, që sipas tij përfshijnë politikën sa herë që nuk arrijnë të bëjnë diçka në sport. Më tej shton se Xhaka dha Shaqiri janë sharë në mënyrë të turpshme nga gjithë kampi serb.

“Xhaka e Shaqiri janë bërë si macja e zezë e Serbisë, të cilën e mposhtën në 22 qershor 2018 në Botërorin e mbajtur në Rusi. Që atëherë janë akumuluar serbët që t’ja kthejnë borxhin Zvicrës dhe e kishin mundësinë për një gjë të tillë, por nuk arritën ta bëjnë. Për ne në Kosovë nuk është diçka e pazakontë kjo dukuri e serbëve, këto sjellje të tyre të sportistëve, ku ata gjithmonë implikojnë politikën nëse nuk arrijnë të bëjnë diçka në fushën e sportit.

Për shqiptarët në Kosovë ka qenë një festë. Ka qenë më shumë se një ndeshje. Duke marrë parasysh se kemi tre futbollistë shqiptarë në Kombëtaren e Zvicrës. Madje mediat zvicerane kanë shkruar që Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë heronj dhe futbollistët më të mirë që ka pasur Zvicrë ndonjëherë. Nuk e kuptoni gjuhën serbe, por gjatë gjithë ndeshjes, e kam komentuar atë ndeshje dhe e kam dëgjuar nga zëri që vjen nga stadiumi, non stop kanë qenë të provokuar dy futbollistët shqiptarë, Xhaka dhe Shaqiri. Janë sharë në mënyrën më të turpshme të mundshme nga futbollistët, nga përzgjedhësi Dragan Stojkoviç dhe pankina. Kështu që për ne nuk është e pazakontë, ngase e njohim mjaft mirë mentalitetin e serbëve”, ka deklaruar Edmond Thaçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online