TKZ përfundon ndeshjen me tifozët e Anglisë! Shqiptarët i kthejnë rezultatin nga 0-2, por humbin me dramë në ruletën ruse

Para ndeshjes që do të zhvillohet mes Anglisë dhe Shqipërisë në Wembley ka pasur një takim miqësor që ishte mes dy tifozerive. Kështu TKZ ka gjetur përballë mbështetësit anglez dhe ndeshja ka përfunduar në mënyrë dramatike. Vendasit kaluan shumë shpejt në avantazh dhe e dërguan rezultatin në 2-0, brenda pak minutash. Por kundërpërgjigja e TKZ ishte “e frikshme” për të përmbysur rezultatin në 2-3. Gjithçka u vendos në baraspeshë me anë të Marcus Mealing, falë goditjes së saktë të 11-metërshit.

Kështu do të përfundonte koha e rregullt dhe ndeshja do të vendosej në ruletën ruse. Fillimisht ishte TKZ që e nisi në mënyrën më të gabuar, duke dështuar në ekzekutimin e saktë të penalltisë së parë. Të katërta ekzekutimet e tjera do të gjenin rrjetën, ndërsa Anglia humbi penalltinë e pestë të saj. Drama do të vazhdonte me goditjen e 6, atje ku pas një tjetër gabimi nga ana e TKZ, tifozët anglez do të festonin fitoren e tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online