VIDEO/ Amir Rrahmani shënon gol në finalen e sezonit të Napolit, por nuk zgjedh që të festojë

Amir Rrahmani ka shënuar në ndeshjen më të rëndësishme të Napolit. Ekipi i Gatuzos po përballet me Veronën dhe kërkon me patjetër fitoren në mënyrë që të kualifikohet në Champions League. Kjo ndeshje ka rezultuar më e vështirë se parashikohej për ta.

Goli i parë ka mbërritur në minutën e 60 dhe ishte mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani. Gjatë goditjes së këndit me zhvillimin e aksionit, lojtari i Kosovës ka tundur rrjetën e kundërshtarëve. Megjithatë nuk zgjodhi që të festojë pasi u formua në Itali tek ekipi i Veronës. Ndërkohë me rezultatin aktual, 1-1, Napoli nuk arrin të futet në “Champions League” kur kanë mbetur edhe 8 minuta nga fundi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online