Kurorëzohen kampionë dhe ngjiten në Kategorinë e Parë, dy ekipet e pamposhtura masin forcat në “Elbasan Arena“

Maliqi dhe Shkumbi janë kurorëzuar kampionë ditën e sotme dhe kanë siguruar kështu biletën për në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar. Juglindorët kanë mposhtur 5-4 Përmetin dhe e mbyllin grupin B në krye me asnjë humbje të pësuar. Po të njëjtin rekord e mban edhe Shkumbini në grupin A, që shtoi edhe një tjetër fitore në javën e fundit, teksa mposhti 5-2 Internacionalin.

Të dy ekipet e pamposhtura të Kategorisë së Dytë do të masin forcat me njëri-tjetrin në “Elbasan Arena” në finalen e kësaj lige. Përpos faktit se kjo ndeshje përcakton fituesin e Kategorisë së Dytë, një tjetër motiv për skuadrat është ti shkaktojnë kundërshtarit humbjen e parë në këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online