Surpriza e Serisë A vjen aty ku nuk mendohej, Milani dhe Juventusi pa Ronaldon futen në “Champions League”

Seria A kishte vëmendjen e madhe gjatë mbrëmjes së sotme teksa ishin tre ekipe që diskutonin dy bileta në “Champions League”. Por teksa të gjithë prisnin që surpriza e madhe të vinte nga Atalanta ose Bolonja, ajo që i prish punën ekipeve të mëdha është Verona. Napoli kërkonte fitoren në shtëpi ndaj Veronës për të siguruar vendin në “Champions”.

Megjithatë ka barazuar në shifrat 1-1 duke mos arritur objektivin. Rrahmani kaloi i pari në avantazh Napolin, ndërsa Faraoni barazoi në të 69. Nga ana tjetër Milani ka bërë detyrën ndaj Atalantës duke fituar në shifrat 0-2, megjithëse triumfoi pa shkëlqyer.

Të dy golat janë realizuar me penallti nga ana e Kesie, që ka saktësi vrastare nga 11-metrat. Interit, Atalantës, Milanit i është bashkuar edhe Juventusi pas fitores 1-4 ndaj Bolonjës. Trajneri Pirlo vendosi bastin e guximshëm duke ulur në stol Ronaldon para ndeshjes, por kjo nuk i ndaloi bardhezinjtë që të fitonin 1-4. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online